Kosova ka fituar me rezultat 3:2 ndaj Irlandës së Veriut.
Dy golat e Vedat Muriqit dhe një i Zymer Bytyqit ia siguruan "Dardanëve" tre pikë në "Fadil Vokrri".
Mysafirët arritën në këtë takim t'i realizojnë dy gola me Shayne Lavery dhe Daniel Ballard.
Ekipi i udhëhequr nga trajneri Alain Giresse në dy ndeshjet e kaluara në "Nations League" ka arritur që të marrë një fitore dhe një barazim.
Kosova nga tri ndeshje të luajtura ka arritur t'i mbledhë gjashtë pikë duke u pozicionuar në vendin e dytë në grupin 2 të Ligës C. Këtij grupi i prin Greqia me nëntë pikë, derisa Irlanda e Veriut dhe Qipro i kanë nga një pikë.
Në ndeshjen e parë Kosova e ka mposhtur Qipron si mysafire me rezultat 0:2, ndërkaq kundër Greqisë ka humbur në shtëpi me rezultat minimal 0:1.
Të dielën më 12 qershor, ekipi i Alain Giresse do të luajë si mysafire e Greqisë.
22:25- Irlanda e Veriut sërish e ngushton rezultatin
Irlanda e Veriut e ka ngushtuar për herë të dytë epërsinë ndaj Kosovës.
3:2 është rezultati aktual në "Fadil Vokrri" në favor të "Dardanëve".
Golin e dytë për mysafirët e realizoi Daniel Ballard.
21:53 - Kosova e shënon golin e tretë ndaj Irlandës së Veriut
Kosova e ka nisur furishëm pjesën e dytë.
Vetëm disa minuta pas fillimit, Vedat Muriqi e ka shënuar golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshjen për "Dardanët".
Tani rezultati në "Fadil Vokrri" është 3:1.
21:46 - Nis pjesa e dytë e ndeshjes Kosovë - Irlandë e Veriut
Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Kosova -Irlanda e Veriut.
Në "Fadil Vokrri" aktaulisht "Dardanët" po prijnë me rezultat 2:1.
21:31: Përfundon pjesa e parë, Kosova - Irlanda e Veriut 2:1
Kosova është në epërsi prej 2:1 ndaj Irlandës së Veriut pas 45 minutave të para. Epërsinë "Dardanëve" ia dha Vedat Muriqi në minutën e 9-të.
Për 2:0 realizoi Zymer Bytyqi në minutën e 20-të.
Ndërkaq në minutën e 44-të mysafirët arritën ta ngushtojnë epërsinë në 2:1.
21:30 - Irlanda e Veriut e ngushton epërsinë ndaj Kosovës
Irlanda e ka ngushtuar epërsinë ndaj Kosovës.
Rezultati aktual është 2:1 në favor të "Dardanëve".
Në minutën e fundit të kohës rregullt ka realizuar Lawery.
21:06 - Kosova e dyfishon epërsinë
Kosova e ka shënuar golin e dytë në përballje me Irlandën e Veriut.
Golin e dytë e realizoi Zymer Bytyqi, pas asistimit të Milot Rashicës.
20:54- Kosova kalon në epërsi ndaj Irlandës së Veriut
Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Irlandës së Veriut.
Nga pika e bardhë realizoi Vedat Muriqi në minutën e 9-të.
20:45 - Nis ndeshja Kosova - Irlanda e Veriut
Në stadiumin "Fadil Vokrri" ka nisur ndeshja Kosova - Irlanda e Veriut.●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.