Manchester Unitedi ka fituar 2-0 ndaj Tottenham Hotspurs në javën e 25-të të Premier Ligës duke siguruar fitoren e katërt me radhë.
Atyre u “ndihmoi” kapiteni i mysafirëve, Cristian Romero, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 29-të.
Nëntë minuta më vonë, Bryan Mbeumo realizoi për vendësit për 1-0, teksa fitoren e vulosi kapiteni Bruno Fernandes në minutën e 81-të.
Djajtë e Kuq tani kanë 44 pikë në vendin e katërt, teksa Spurs 29 sosh në të 14-tin.
Fansi i Unitedit që kishte premtuar t'i presë flokët vetëm pasi Djajtë e Kuq t'i kenë radhitur pesë fitore, tani është shumë afër që të "çlirohet" nga to.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.