Lajmet e fundit

Një tifoz i Interit ka mbetur i vdekur pasi u godit nga një furgon para ndeshjes së Interit me Napolin që u zhvillua mbrëmë.
Policia e Milanit e ka konfirmuar që 35 vjeçari, Daniele Belardinelli nga Varese, është ndarë nga jeta pas lëndimeve që ka marrë.
Fillimisht ishte raportuar që makina po bartte tifozë të Napolit, por shefi i policisë, Marcello Cardona, ka lënë të kuptohet që nuk është ashtu.