Shkurte Haxhiu, banorja që pak ditë më parë u fut në shtëpinë më të famshme në vend, është zhvendosur në një hapësirë të veçuar vetëm për të, në një kapsulë.
Banorët e tjerë të Big Brother VIP Kosova 4 nuk e dinë këtë lëvizje, ata besojnë se Shkurta është eliminuar nga gara, raporton Klankosova.tv.
Sot, një grup mbështetësish kanë ardhur për ta përkrahur rrugëtimin e saj. Për gazetaren Gentiana Gashi në emisionin “Weekend”, ata thanë se e njohin Shkurten edhe jashtë Big Brother, e dinë se sa e fortë është dhe besojnë se ajo do rezistojë deri në fund.
Ndërkohë, Shkurta pati mundësinë t’i shohë ata nga kapsula ku po qëndron.
Përmes dritares, ajo bëri shenjën e zemrës në drejtim të tyre, pasi komunikimi i drejtpërdrejtë nuk lejohet nga "Vëllai i Madh". /Klankosova.tv
Ndiqni detajet e plota, në videon e mëposhtme:
https://youtu.be/v9jjz9SUALA
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.