Lajmet e fundit

Tifozët e Manchester United-it do të shpalosin në ndeshjen e radhës një flamur përmes të cilit bëjnë thirrje që shefi ekzekutiv Edward Gareth Woodward, të japë dorëheqje.
Përkrahësit por edhe menaxheri i ekipit, Jose Mourinho, pritën që skuadra të jetë më shumë aktive gjatë afatit kalimtar të verës dhe Woodward është fajtori kryesor për këtë.
Kur “Djajtë e Kuq” do të udhëtojnë në Tuf Moos për t`u takuar me Burnley më 2 shtator, mbështetësit e United-it do të zbulojnë mesazhin drejtuar 46-vjeçarit në të cilin është shkruar:”Ed Out – LUHG”.
Anglezi mban pozitën e shefit ekzekutiv në United tash e pesë vjet.