Rok bendi britanez, Radiohead, kanë dënuar një sulm qe iu është bërë fansave të tyre në një dyqan disqesh në kryeqytetin e Turqisë në Stamboll, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Rreth 20 persona, të cilët dyshohet të jenë Islamist, kanë rrahur konsumatorët për shkak që kishin pirë alkool dhe kanë dëgjuar muzikë përgjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Sipas disa raporteve të pakonfirmuara bëhet e ditur që një person është lënduar rëndë gjatë këtij incidenti të premten.
Bendi cilësoi sulmin në fjalë si një intolerancë të dhunshme.
“Shpresojmë që një ditë do të kemi mundësi të shohim këto akte të intolerancës së dhunshme si histori e kaluar “ thuhet në deklaratën e tyre.
Ndërsa mediat lokale kanë raportuar që sulmuesit kanë përdorur shishe dhe shkopinj kundër personave në dyqan.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.