Lajmet e fundit

Rreth 20 mijë fansa të Napolit i kanë zënë ulëset e stadiumit San Paolo tre orë para se të fillojë ndeshja kundër Real Madridit.
Mbështetësit e pasionuar të kësaj skuadre u lejuan brenda shumë kohë para fillimit të ndeshjes që çon çerekfinale, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Spanjollët kishin fituar 3-1 në ndeshjen e parë dhe po synojnë që të bëhen skuadra e parë që e fiton këtë titull dy herë radhazi.
Ky veprim i tyre vjen pas atij të mbrëmshëm ku disa fansa të Napolit e kishin kaluar natën duke kënduar e bërë zhurmë para hotelit ku po qëndronin madrilenët.
