Lajmet e fundit

Fansat e Manchester City, do të protestojnë kundër rritjes së çmimeve të biletave për ndeshjen e Premier Ligës kundër West Brom në Etihad Stadium, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Grupi 1894”, përkrahësit më me influencë të klubit e që punojnë për së afërmi me City’n, kanë bërë thirrje që fansat të bashkohen e të kundërshtojnë rritjen e çmimit të biletave për ndeshjen.
City ka lajmëruar të premten se biletat për në Etihat Stadium do të jenë nga 60 funte për të rriturit.
Kjo ka shkaktuar nervozizëm të përkrahësit dhe shumë prej tyre kanë thënë se nuk do të shkojnë fare ta shikojnë ndeshjen.