Së fundmi, Britney Spears ka qenë më aktive se kurrë në Instagram. Më herët, gjatë muajin qershor, ajo e shfrytëzoi këtë rrjet social për të akuzuar paparacët që po ndërhyjnë në fotografitë e saj duke e edituar trupin e saj ashtu që ajo të duket më e shëndoshë.
Por, duket se tani gjërat kanë ndryshuar. Fansat e kanë akuzuar këngëtaren se ajo e ka edituar një nga fotografitë e saj që e ka postuar së fundmi në Instagram ashtu që beli i saj të duket më i hollë.
Shumë prej komentuesve thanë se Spears duhet të mësohet t’i editojë fotografitë mirë duke vënë në pah “sirtarët e dredhuar” në prapavijë si provë se këngëtarja e ka manipuluar pikërisht atë pjesë të fotografisë për ta zvogëluar belin, transmeton Klan Kosova.
Në këtë fotografi që Spears e ka publikuar të enjten, këngëtarja shihet se ka rikthyer një nga veshjet e saj më ikonike.
https://www.instagram.com/p/BzO1G3uAaPQ/
Ylli i muzikës pop dukej sikur ishte sërish 16 vjeçare derisa kishte veshur një fund me katrorë bardh e zi, një këmishë të bardhë që e kishte lidhur sipër dhe një palë sandale klasike me ngjyrë të zezë.
Pamja e Spears na risjellë në mendje kostumin që Spears e kishte veshur në videoklipin e këngës së saj të parë “…Baby One More Time” – në fakt mungonin vetëm çorapet deri në gju dhe kapëset e flokëve ngjyrë rozë.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.