Fansat të cilët po mbajnë zi për vdekjen e legjendës së muzikës botërore, George Michael kanë kaluar ditën e Krishtlindjeve duke bërë homazhe dhe vendosur lule pranë shtëpisë së tij në veri të Londrës, transmeton Klan Kosova.
Shkaku zyrtar i vdekjes së 53-vjeçarit nuk është bërë i ditur, por sipas deklaratës së publicistit të tij, vdekja e Michael ishte paqësore.
Fansat të cilët vizituan shtëpinë e këngëtarit u përlotën teksa tufat me lule filluan të shtoheshin për nder të artistit.
Në karrierën e Michael përfshihen hite si “Wake me up before you go-go”, “Freedom”, “I’m your man”, “A different corner” si dhe të mirënjohurat “Careless Whisper” dhe “Last Christmas”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.