Lajmet e fundit

Diplomati shqiptar, Mal Berisha, ndan një rrëfenjë jetësore. Si u vendos busti i Nolit në vendlindjen e tij.
Nëse sot, një bust i poetit tonë të madh, Fan Noli, ngrihet në vendlindjen e tij, fshatin e Ibrik Tepes, 25 kilometra larg nga kufiri greko-turk, përpjekja fillestare i takon diplomatit shqiptar Mal Berisha.
I pasionuar pas shqiptarëve nëpër botë, që na bëjnë të ndihemi krenarë, Berisha pati rastin ta rrëfente historinë interesante rreth këtij busti gjatë një simpoziumi dhe meshe përkujtimore që u mbajt së fundmi në qytetin e Bostonit (SHBA), me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së Nolit.
Në fjalimin e tij konciz dhe plot fakte, Berisha ndau përvojat e tij jetësore në rrugëtimin e tij drejt njohjes sa më të thellë të veprës së Nolit. Fillimisht, ai do të nënvizonte se kur ishte një djalosh i ri, vargjet e Fan Nolit e ‘çarmatosnin’.
E më pas, fakti që bota e Nolit ngërthehej ngushtas midis artit, muzikës dhe politikës, i vunë vulën interesit të pashmangshëm të diplomatit fin ndaj figurës së Nolit. Dhe këtu fillon historia…
Fati do ta donte që gjatë kohës kur Mal Berisha shërbente si konsull i përgjithshëm i Shqipërisë në Stamboll (1995-1997), një studiues amerikan, i quajtur John Freely, i shoqëruar nga shkrimtari Emin Sahatçi (botuesi i revistës “Cornucopia”), do të trokisnin në derën e konsullit.
John Freely është një fizikan amerikan, mësues dhe autor librash për udhëtarët, si dhe për historinë e Stambollit, Athinës, Venecias, Turqisë, Greqisë dhe Perandorisë Osmane. Miqtë elitarë, që kishin studiuar me kërshëri Shqipërinë dhe familjet shqiptare në Stamboll, do të ndiheshin shumë të mirëseardhur nga Berisha, sepse vërtet kishin shumë gjëra për të diskutuar së bashku.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: