Lajmet e fundit

Me rastin e Ditës së Krishtlindjes është mbajtur mesha në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.
Famullitari i Katedrales, Don Agim Qerkini, u lut që t’i jepet hapësirë fjalëve të Zotit.
“Le ta lejojmë Zotin të na flet, t’i japim atij hapësirë në jetën tonë. Sa e zhurmshme kjo botë, e sa vështirë të gjesh pak qetësi në jetë”, tha Qerkini në meshë, raporton Klankosova.tv.