Lajmet e fundit

Ata po thonë se autoritetet britanike s’ua dhanë asnjë shpjegim se pse vizat e tyre, të marra 6 javë para fluturimit, papritmas ishin anuluar në minutën e fundit. Nga ky anulim atyre u kanë humbur 11,000 dollarë që kishin shpenzuar për rezervimet e këtij udhëtimi.
Kjo ndalesë ka ardhur pasi që kandidati republikan për president të Amerikës Donald Trump, tha se të gjithë myslimanëve duhet tu ndalohet hyrja në SHBA.
Mahmood i cili është nga veri-perëndimi i Londrës, i ka bërë thirrje kryeministrit britanik që të marrë një shpjegim nga autoritetet amerikane se pse ndodhi një gjë e tillë dhe ai tërë kohën po bën përpjeke që paratë e biletave për në Los Angeles t’i kthehen.
Familja është detyruar që të largohet nga aeroporti teksa fëmijët e tyre po qanin.
“Ne kemi 5 muaj që po e planifikojmë udhëtimin. Fëmijët e mi po i numëronin ditët në telefonat e tyre deri te shkuarja në Amerikë”, ka thënë Mahmood, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.