Ekipi i Klan Kosovës, konkretisht kameramani Arben Restelica, është sulmuar ditën e sotme nga familjari i 20-vjeçares e cila dyshohet se mbyti foshnjën e saj pak pasi e lindi në spitalin e Ferizajt.
Teksa ekipi po qëndronte në fshatin Prelez i Muhaxherëve, një person dëmtoi kamerën me shkop metalik, ndonëse kameramani nuk xhiroi pronën private.
Sulmuesi u largua pas pak, ndërsa policia më pas e liroi, duke hapur hetim për “asgjësim dhe dëmtim të pasurisë”.
Ndiqni kronikën për detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=zuemfQ2y3fg
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.