Dervish Hasi, 42 vjeç, me profesion kirurg, është personi i cili u arrestua nga policia e Tiranës të enjten, si tutor i një vajze të mitur.
Një histori e pazakontë për një mjek, besimtar, i cili bashkëjetonte me tri gra në kryeqytet.
Kirurgu aplikonte në mënyrë të paligjshme një jetë poligame dhe e prezantonte të miturën si gruan e tij të katërt.
Mësohet se 42-vjeçari kishte hapur një grup në rrjetet sociale, ku shpërndante videot erotike me gratë e tij.
Kanë qenë familjarët e 16-vjeçares të cilët kanë bërë denoncimin në polici, edhe pse ishin në dijeni prej kohësh për marrëdhënien e vajzës së tyre me 42-vjeçarin.
E mitura nuk bashkëjetonte me mjekun, por shkonte shpesh në banesën e tij, ku familjarët e këtij të fundit ishin në dijeni për lidhjen e pazakontë dhe poligaminë.
Sipas burimeve, bëhet me dije se Hasi ka qenë nën hetim edhe nga SPAK-u, pasi dyshohej se furnizonte me armë grupet kriminale.
Po ashtu bëhet me dije se në janar të vitit 2019 Hasit iu vendos një sasi tritoli në automjet.
16-vjeçarja ka qenë gruaja e tij e 4-t ndërsa e ka shfrytëzuar atë për prostitucion që në kohën kur ajo ishte 14 vjeçe.
Pas bërjes publike të rastit, mjeku që punonte në QSUT u arrestua nga policia në Shqipëri si dhe më pas u shkarkua nga pozicioni i punës në QSUT. /euronews.al
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.