Janë bërë 10 ditë që kur 78 vjeçari Xhafer Raqi, është shpallur i zhdukur nga familja.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Për kërkimin e tij, ishin angazhuar ekipet e Shoqatës së Kërkim - Shpëtimit, Policisë, Drejtorisë së Emergjencave të Komunës së Prishtinës e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Operacioni kryesisht ishte zhvilluar rreth Butovcit, ku ishte gjetur një sandale e cila dyshohet se i takonte atij.
Por, në mungesë të ndonjë detaji konkret rreth lokacionit se ku mund të jetë ai, kërkimet janë ndërprerë deri në marrjen e një informacioni të ri.
Ndërkaq, familjarët lusin për ndihmë të gjithë qytetarët për gjetjen e të moshuarit që vuan nga demenca (harresa).
Krejt ata që kanë informacione për 78 vjeçarin le të lajmërohet në këtë numër telefoni:
+383 44 737 900
Lidhur me rastin kishte raportuar edhe Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/fsk-i-bashkohet-kerkimeve-per-78-vjecarin-e-zhdukur-qe-nga-java-e-kaluar/
https://klankosova.tv/tash-e-5-dite-i-zhdukur-policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-gjetjen-e-78-vjecarit/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.