Ylli televiziv, Kris Jenner, ka realizuar një fotografi me fëmijët e saj, nga dy martesat që pati.
Në këtë fotografi familjare janë fëmijët Kardashian dhe Jenner, transmeton Klan Kosova.
Sipas People, kjo fotografi është realizuar për festën e Pashkëve, ku tregon se sa të bashkuar janë motrat me nënën dhe pjesën tjetër të familjes.
Por pos kësaj, kjo fotografi tek adhuruesit e familjes ngjalli disa pyetje, kjo për shkak se në fotografi nuk është i pranishëm vëllai i tyre, Rob Kardashian me vajzën e tij, Dream.
Në fotografi po ashtu nuk është e pranishme vajza e Kourtney, Penelope Scotland.
People shkruan se akoma nuk dihen arsyet se pse këta familjarë nuk janë të pranishëm në fotografinë e familjes.
https://www.instagram.com/p/Bwuc88uj0qb/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.