Familja e James Brown ka arritur t’i jap fund një beteje 15-vjeçare mbi pasurinë e këngëtarit të ndjerë.
Kështu bëri të ditur, David Black, avokati që përfaqëson pasurinë e Brown.
“Marrëveshja u arrit në 9 korrik”, shtoi avokati Black.
Këto grindje ligjore mbi pasurinë e Brown kanë vazhduar që nga vdekja e tij në moshën 73 vjeç në Ditën e Krishtlindjes të vitit 2006, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Brown ishte i njohur për qindra vepra ikonike muzikore duke përfshirë hite si "I Feel Good" dhe "A Man's World" dhe ishte i njohur në të gjithë botën për shfaqjet e tij të shkëlqyera në skenë.
Por, problemet me drogën dhe keqmenaxhimet financiare bënë që pasuria e tij të pakësohej.
Brown u varros në Beech Island në Karolinën e Jugut, ku është edhe shtëpia e njërës prej vajzave të tij.
Familja dëshironte ta shndërronte shtëpinë në një faltore për Brown, të ngjashme me atë të Elvis Presley, por kjo ide nuk u realizua asnjëherë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.