(Lajm i përditësuar) - Rastin e ka konfirmuar në ndërkohë edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit edhe një kryesuese për rastin e procesit të numërimit të votave në Deçan. Brenda afati ligjor, prokurori shtetit do parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës në procedurë penale”, ka thënë Nikçi për Klan Kosova.
Pas autorizimit të Prokurorisë në Pejë për hetimet lidhur me procesin zgjedhor të numërimit të votave, një person tjetër u arrestua dhe u ndalua për 48-orë nga Policia e Kosovës.
Klan Kosova mëson se bëhet fjalë për shefen e kabinetit të kryetarit të Deçanit, Manjolla Shala.
E njëjta është intervistuar si kryesuese e një qendre votimi në Deçan për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”.
Njëherësh, Klan Kosova mëson se ky nuk do të jetë arrestimi i vetëm në këtë rajon meqenëse me policët pejanë punë do t’ju dalë edhe disa të tjerëve.
https://klankosova.tv/manipulimet-ne-decan-pranga-kryesuesit-neser-arrestime-te-reja-video/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.