Lajmet e fundit

Policia ka arrestuar në Novobërdë 15 persona të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se arrestimi i tyre ndodhi të mërkurën. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.