Lajmet e fundit

Parma ka shpallur falimentimin edhe në mënyrë zyrtare.
Nuk kishte asnjë ofertë për të blerë aksionet e këtij ekipi në ankandin që u mbajt andaj një nga ekipet më të njohura në Serie A i jep lamtumirën futbollit profesionist për të kaluar në kategorinë e amatorëve.
Gjykatësi i deleguar për këtë çështje ka shpallur falimentimin pas dy përpjekjeve për ta mbajtur akoma gjallë si klub profesionist, transmeton Klan Kosova.
“Inspektorët e paaftësisë paguese të shoqërisë Parma FC S.p.A kanë komunikuar se nuk ka mbërritur asnjë ofertë për të blerë këtë sipërmarrje sportive. Në orët e ardhshme, inspektorët do të ribashkohen me komitetin e kreditorëve dhe gjykatësin e deleguar për përcaktimet e nevojshme në lidhje me procedurën e falimentit”.
Për klubin nuk ka më as Serie B, as ndonjë kategori më të ulët, por do të duhet ta rinisë edhe njëherë nga amatorët.