Lajmet e fundit

Ylli i futsallit, Falcao ka shënuar një gol jo shumë të zakonshëm në ndeshjen në mes të Brazilit dhe Zambisë.
Këtë ndeshjen brazilianët e kanë fituar me rezultatin 11:2, ndërsa Falcao ka shkëlqyer në këtë ndeshje. Goli i tij ishte i jashtëzakonshëm, kur pas një pasimi nga një bashkëlojtar, ai arrin që të dërgoj topin mbi portierin kundërshtar, duke e prekur atë me pjesën e jashtme të këmbës.
38 vjeçari njihet si një nga lojtarët më të mirë në botë në futsall, ndërsa ka kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 339 gola në 201 ndeshje për Brazilin, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=ZsiK0kRfDZo