Lajmet e fundit

Sulmuesi, Radamel Falcao, ka thënë se dëshiron të qëndrojë te skuadra e Monacos.
Falcao riktheu formën e mëparshme të tij tek ky klub duke arritur të shkojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe duke u shpallur kampion i Francës.
Kolumbiani kishte pasur eksperienca të këqija në Angli, ku kishte dështuar ta tregonte veten tek Manchester United dhe Chelsea.
“Jam i lumtur këtu, dhe e kam edhe një vit të mbetur në kontratë. Varet nga bordi, por sa më përket mua, dua të qëndroj në Monaco”, tha ai për Canal +.