Lajmet e fundit

Ekipi futbollistik i Chelsea-t thuhet se ka arritur marrëveshje për marrjen e sulmuesit Radamel Falcao si huazim për një sezonë.
Falcao i cili ka shënuar vetëm katër gola në paraqitje me Manchester United, do të shërbejë si zëvendësues i Didier Drogbës për blutë e Chelsea-t, transmeton Klan Kosova.
Edhe menaxheri i këtij ekipi Jose Mourinho ka bërë me dije që admiron aftësitë e Falcaos, por nuk ka dhënë ndonjë detaj lidhur me transferimin e tij në ekipin që ai menaxhon. / klankosova.tv