Lajmet e fundit

Sa ndikon stërvitja në djersitje?
Nëse nuke keni sëmundje dhe akoma djersiteni shumë, mund të jetë arsyeja se jeni i shëndetshëm. Thuhet se personat që janë vital dhe të shëndetshëm, djersiten më shumë, kjo është një gjë e mirë sepse djersitja ndihmon në ftohjen dhe stabilitetin e temperaturës trupore.
Faktorët tjerë
1. Gjinia
Meshkujt vital apo të shëndetshëm djersiten më shumë, sidomos gjatë stërvitjeve intenzie. Femrat më vitale dhe të shëndetshme ishin të dytat për nga rangimi që prodhonin më shumë djersë. Edhe pse femrat kanë më shumë gjëndra të djersitjes se sa meshkujt, ato prodhojnë më pak djersë nga çdo gjëndër,shpjegojnë studiuesit.
2. Masa trupore
Meshkujt janë më të rëndë, kanë më shumë masë muskulore, për atë edhe priren të lirojnë më shumë nxehtësi gjatë stërvitjeve në krahasm me femrat. Studimet tregojnë se sa më e lartë të jetë masa trupore, aq më shumë djersë prodhon ai person.
3. Kafeja
Sigurisht që një kafe me qumësht do të aktivizojë temperaturën trupore, duke inkurajuar djersitjen. Megjithatë, nëse efekti diuretik i kafesë ndodhë para se të ushtroni, ose shkoni në banjo para se të ushtroni, ju vërtetë mund të djersiteni më pak.kështuqë, sigurohuni që të pini mjaftueshëm ujë që të qëndroni të hidratuar.
4. Alkoholi
Alkoholi rrit rrahjet e zemrës dhe zgjeron enët e gjakut në lëkurën tuaj, duke sjell gjaku në sipërfaqe të lëkurës suaj. Nga ana tjetër, kjo rrit temperatuën e trupit, ecila mund të shkaktojë më shumë djersitje.
5. Ushqimet pikante
Konsumi i ushqimeve pikante gjithashtu shkakton rritjen e temperaturës trupore duke prodhuar më shumë djersë.
6. Moti i nxehtë
Moti i nxehtë ndikon që të ju rritet temperatura trupore, duke rritur kështu edhe aktivitetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut. Moti i lagësht e dyfishon nxehtësinë: meqenëse ka më shumë lagështi në ajër, është më vështirë që djersa të largohet nga lëkura juaj, duke frenuar kështu procesin e ftohjes.
Përfundimi
Ka shumë faktorë që përcaktojnë se sa djersë mund të prodhojë një individ, dhe vetëm një nivel apo sasi e caktuar mund të konsiderohet si normale. Sa më vital dhe të shëndetshëm të jeni, aq më shumë djersiteni. Megjithatq, nëse keni djersitje të tepruar pa ndonjë aktivitet fizik, kjo mund të jetë shenjë e një gjendje të rrallë mjekësore që njihet si hiperhidrozë. Kontrollohuni tek mjeku nëse keni shqetësime lidhur me këtë./femra.net