Lajmet e fundit

Kur jeni beqarë, shikoni gjithandej vetëm çifte të lumtura; kur keni probleme në lidhje, shikoni vetëm beqarë të lumtur.
Kur dikush ju thotë se do t’ju pyesë diçka, në 98% të rasteve sillni ndërmend gabimet që keni bërë kohët e fundit.
Kur qani nga gëzimi, loti i parë del gjithmonë nga syri i djathtë. Lotët e dhimbjes nisin gjithmonë nga syri i majtë.
Në 70% të kohës, truri riprodhon kujtime apo krijon skenarë me momente të përkryera.
Njerëzit e moshës 18-33 vjeç janë më të stresuarit në botë. Pas moshës 33-vjeçare, niveli i stresit nis të bjerë.
Ndryshe nga sa thuhet, zemra nuk ka të bëjë fare me të rënit në dashuri. Gjithçka është një reaksion kimik që ndodh në tru.
Kënga juaj e preferuar është e tillë sepse ju e lidhni me një ngjarje emocionale që ju ka ndodhur vetë.
Në aspektin biokimik, të rënit në dashuri është praktikisht e njëjta gjë me çrregullimet obsesive kompulsive.
Njeriu i fundit që ju vjen në mendje kur bini të flini është arsyeja e lumturisë apo dhimbjes tuaj.
90% e njerëzve shkruajnë me mesazhe gjëra që nuk do t’i thoshin kurrë me zë, shkruan Shekulli.