Lajmet e fundit

Një episod i zakonshëm i Friends xhirohej për pesë orë
Qeni i madh i bardhë që qëndron në shtëpinë e Joey dhe Chandler si dekorim, i përkiste Jennifer Aniston. Asaj ia kishte dhuruar një shoqe për fat, pasi filloi seriali.
Në fillim ky show u quajt “Insomnia Cafe”. Më pas u ndërrua për Friends Like Us dhe më pas Friends.
Në sezonin e parë secili nga gjashtë personazhet paguhej me 22 mijë dollarë për episod.
Në vitin 1997, të gjithë së bashku rritëm çmimin në 100 mijë dollarë për episod. Kjo edhe theu rekordin në historinë e pagesave për aktorë në një episod.
Në sezonin e fundit, të gjithë u paguajtën me 1 milion dollarë për një episod.
Aktorja Courtney Cox e cila në serial luan motrën e vogël të David Schimmer, në jetën reale është më e madhe se sa ai.
Historia e dashurisë së Ross dhe Rachel nuk kishte në plan që të ishte në qendër të serialit. Por historia e tyre e dashurisë u bë një ndër pikat kyçe të serialit për shkak të kimisë së David Schimmer dhe Jennifer Aniston.
Kanapeja e famshme e Friends ishte gjetur në bodrumin e studiove Warner Bros
Lisa Kudrow, tmerrohej nga rosat të cilat i mbanin Joey dhe Chandler në apartament
Rachel filloi romancën me Joey pasi që regjisorët dëshironin që bashkimin e saj me Ross ta bënin më vonë. Vetë aktori që luan Joey, Matt LeBlanc, ishte kundër bashkimit të tyre, ai thoshte se kjo gjë nuk ishte e drejtë.
Krijuesit e Friends, në fillim dëshironin që Courtney Cox ta luaj rolin e Rachel e Jennifer Aniston rolin e Monicas
Kënga e serialit “I’ll be there for you” ishte kënga numër një në shumë top lista amerikane.Sezoni i dytë, është i vetmi sezon pa episodin për ditën e Falënderimeve.
Ndonëse modeli i flokëve të Rachel u kopjua nga shumë persona pas fillimit të serialit, Jennifer Aniston ka thënë se i kishte urryer ato.
Courteney Cox, është e vetmja aktore nga gjashtë personazhet e Friends që nuk u nominua për Emmy për rolin e saj si Monica.
