Lajmet e fundit

-“Shpresa të mëdha” e Charles Dickens në variantin e parë kishte fund të hidhur. Një mik i autorit e këshilloi ta ndryshonte fundin, në mënyrë që të kënaqte më shumë njerëz. Ia vlejti. Është libri që nuk lodhemi së lexuari.
- Michel Dansel, një shkrimtar francez që i urrente foljet, ka shkruar një novelë të plotë, “Treni prej askund”, pa asnjë folje të vetme.
-“Vuajtjet e djaloshit Verter” i Gëtes nxiti një varg vetëvrasjesh të djemve të rinj.
-John Milton e kompozoi në mendje subjektin e “Parajsa e humbur” dhe ua diktoi të bijave; në atë kohë ishte komplet i verbër.
-Libri më i vogël në botë ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Wellsit. Përmasat e tij janë 1mm x 1mm dhe faqet e këtij libri mund të kthehen vetëm me një gjilpërë./botimeshqip.com