Botuesi i fjalorit Collins duke qenë se gjendemi në fundvit, ka zgjedhur fjalën e vitit për 2017.
Ajo shpesh është hasur dhe vënë re në tituj e në postime të Twitter, ndërsa është përdorur vazhdimisht dhe në deklaratat e njerëzve më të fuqishëm në botë, njofton Klan Kosova.
Collins zgjodhi ''Fake News'' si fjalën e vitit që në gjuhën shqipe do të thotë (lajm i rremë), shprehje kjo e përdorur në shumë raste nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
https://www.youtube.com/watch?v=YF8feDHBTV8
Pas Donald Trump, një pjesë e botës ndoqën ritmin e tij dhe përdorimi i kësaj shprehjeje u rrit me 364% në vitin 2017.
Kështu duke iu referuar këtyre statistikave, botuesi ka vendosur që ''Fake news'' të shfaqet në fjalorin e ardhshëm.
Collins vazhdon për herë të pestë të fut në fjalor, frazë, e cila është bërë trend për një periudhë të shkurtër në të përdorur, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.