18.01.2021 · përditësuar para 1995 dite1 min lexim
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fahredin Spahija, ka thënë së kësaj gare i ka hyrë vetëm për të mos u dukur mendjemadh.
Në emisionin Edicioni i Analizës në Klan Kosova, ai ka thënë se një gjë e tillë i është propozuar nga dega e LDK-së në Mitrovicë.
"Arsyeja e vetme pse vendosa t'i futem kësaj gare ishte një ftesë prej kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës - dega Mitrovicë".
"Ata kishin konsideruar se unë mund të ndihmoj dhe se përfaqësimi im në parlament mund të jetë dinjitoz".
"Herën e parë e kam refuzuar ftesën sepse kam menduar se ka mjaftë të rinj që mund ta kryejnë një punë të tillë. Por, insistimi i tyre ishte që unë të jem ai dhe në fund për të mos dalë mendjemadh, thash po, po e provoj".
Fotografi Spahija ka theksuar se nuk ka pasur asnjëherë apetite politike edhe pse ka mundur t'i hyjë këtij rrugëtimi 20 vjet më parë.
"Ishte insistimi i tyre dhe thash PO vetëm për mos me u tregu mendjemadh. Kohërat nuk janë të mira as për Kosovën dhe as për LDK-në dhe unë mendova që është koha me sjell vlera të reja".
"Desha të them se LDK e Mitrovicës apo kryesia e saj, në përbërjen e fundit të Kuvendit nuk ka pasur asnjë përfaqësues - herën e kaluar kanë qenë pesë kandidatë dhe asnjë nuk ka kaluar. Ndërsa tani jemi dy kandidatë për deputetë".
"Unë do të jem përfaqësues i Mitrovicës dhe natyrisht se aty më duhet t'i adresoj edhe problemet e qytetit. Por, profesioni më detyron t'i adresojë edhe çështjet e profesionit".
"Unë asnjëherë nuk kam dëgjuar se në parlamentin e Kosovës është ngritur një çështje për ndërtimin e një salle universale ku do të kishin mundësi t'i zhvillonin aktivitetet të gjithë artistët".
"Infrastruktura kulturore mungon. Prishtina e ka një galeri kombëtare për gjynah".
https://www.youtube.com/watch?v=FjyrVLIcUIw
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.