Facebook është urdhëruar nga rregullatori për privatësi në Gjermani, të ndaloj mbledhjen e të dhënave nga aplikacioni WhatsApp, për përdoruesit gjerman.
Komisionari për mbrojtje të të dhënave dhe liri të informacionit në Hamburg ka deklaruar që rrjeti social nuk ka marrë mbështetje efektive nga 35 milion përdoruesit e WhatsApp në Gjermani.
Facebook ka blerë WhatsApp për 19 miliard dollarë në vitin 2014, me qëllim që të tërheq audiencë më të re.
Sipas rregullatorit Facebook dhe WhatsApp janë kompani të ndara dhe duhet të procedojnë me të dhënat e tyre si të tilla.
Facebook pritet të apeloj ndaj këtij vendimi.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.