Lajmet e fundit

Një grua ka takuar dashurinë e jetës, pasi aksidentalisht ka shtuar një të huaj si mik në Facebook.
Patsy Sutton, 60 vjeçare, shtoi John Neeley gabimisht pasi besonte se ai ishte një mik i klases vite më parë.
Por, doli se John 61 vjeçar ishte vetëm një i huaj me të njëjtin emer, dhe ishte gjithashtu në po të njejtën shkollë.
Të dy filluan duke folur gjatë gjithë kohës gabim, por tani të dy janë të martuar, pasi bisedat e tyre telefonike ishin tejet romantike.
Patsy kishte qenë më parë e martuar dy herë, por vazhdoi bisedat me John, pasi që nipi i saj këmbënguli të takohej me John për herë të parë në nëntor të vitit 2010, transmeton Klan Kosova.
"John gjithmonë ishte gjithmonë zotëri", kujton Patsy.
"Ai pëlqente dhe bënte komente në postimet e mia, dhe më tregonte se unë isha e bukur".
"Ne filluam të flisnim shumë e më shumë, madje nipi im më tha që të kërkoja nga John një takim, pasi ai vuri re mesazhet e shumta të tij".
Një muaj më vonë, John u taku me Patsy për krishtlindje së bashku me një qenush dhe një propozim martese.
"Mbeta pa fjalë kur ai më kërkoi të martohej më të, ajo ishte aq romantike", shtoi ajo.
Ajo tani jeton së bashku me John në Gjeorgji.
"Ne kemi një jetë të mrekullueshme, ai është gjithçka që unë kam kërkuar, dhe i detyrohem një gabimi aksidental në Facebook".