Prodhuesit në dy ekonomitë më të mëdha në Azi janë duke performuar në drejtime të kundërta.
Aktiviteti prodhues në Kinë u rrit në muajin e fundit me ritmin më të shpejtë sesa tërë dekadës, thonë të dhënat zyrtare, raporton BBC.
Sidoqoftë, aktiviteti i prodhimit në Japoni shënoi rënie gjatë shkurtit, me ritmin më të shpejtë në dy vjetët e fundit, transmeton KlanKosova.tv.
Firmat në mbarë botën po balancojnë rihapjen pasi kufizimet e COVID-19 po lehtësohen kundër rritjes së kostove të gjithçkaje, nga energjia deri tek pagat e punëtorëve.
Indeksi i Prodhimit në Kinë u rrit në 52.6 nga 59.01 gjatë janarit, sipas Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës. Ky ishte regjistrimi më i lartë mujor që nga prilli i 2012-ës.
Në të kundërtën, në Japoni ky indeks shënoi rënie prej 47.7 përqind në shkurt për dallim nga janari që ishte 48.9 përqind, duke regjistruar rënien më të shpejtë që nga shtatori i vitit 2020.
Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.