Lajmet e fundit

Cesc Fabregas ka thënë se beson që Neymar do të jetë po aq i suksesshëm sa Lionel Messi dhe se ai do të sundojë kur Messi të pensionohet.
Fabregas ka luajtur një sezonë të Barcelona me brazilianin, pas ardhjes së tij në vitin 2013 në Camp Nou nga Santosi.
“Adaptimi gjithmonë të merr kohë, por që talenti i tij ishte i dukshëm, dashuria për futbollin dhe loja e mrekullueshme që bën”.
“Nga kjo shihet se ai do të arrijë nivelin e Messi, tash apo më vonë”, ka thënë Fabregas.
Ai ka thënë se një gjë e tillë do të jetë jo e lehtë, por që kur Messi të pensionohet, sundimi do t’i përkas Neymarit, transmeton Klan Kosova.