Lajmet e fundit

Futbollisti i Chelseas, Cesc Fabregas, i ka mohuar spekulimet se do të largohet nga Të Kaltrit pas përfundimit të këtij stinori.
“Jam i lumtur këtu, dhe dua që të qëndroj te Chelsea stinorin e ardhshëm”, tha Fabregas për Cadena COPE.
“Ndjehem mirë në Londër, familja ime po ashtu, andaj nuk e shoh pse të largohem nga Chelsea”.
Ai ka kontribuar sivjet në dy gola dhe katër asistime, duke i ndihmuar Të Kaltrit që ta arrijnë finalen e FA Cup, ku kanë punë me Manchester United.