Lajmet e fundit
Mesfushori spanjoll ka kritikuar ligën, sepse sipas tij është e zorshme për lojtarët e talentuar

Cesc Fabregas nuk ndihet i lumtur në Premierligë te Chelsea, dhe ky tashmë nuk është një lajm i ri.
Futbollisti spanjoll prej kohësh ka humbur vendin e formacionit të Blutë, dhe nuk harron të kritikojë as Premierligën.
“Për lojtarët e talentuar është më e vështirë të triumfosh. Po i jepet prioritet forcës fizike".
"Nëse kërkon të luash, duhet të vraposh shumë ose të jesh i fortë fizikisht, gjëra që nuk janë në karakteristikat e mia”, tha Fabregas.