Lajmet e fundit

Cesc Fabregas pohon të ketë qenë e lehtë që Chelsea ta mbajë Eden Hazardin edhe këtë stinor në “Stamford Bridge”, por duke shtuar se në të ardhmen kjo gjë mund të vështirësohet.
“Ishte një vendim i lehtë, posaçërisht tash, sepse në këtë fazë sa mund të kushtojë Eden? Jo shumë ekipe në botë mund ta blejnë Eden Hazardin. Ai ende kishte dy vjet të mbetura në kontratë”, tha Fabregas për Evening Standard lidhur me bashkëlojtarin e tij.
“Vitin tjetër atij do t’i mbetet vetëm edhe një vit, ai është tregim tjetër. Nuk keni aq fuqi si klub. Eden është një prej lojtarëve më të mirë në botë”.