Lajmet e fundit
Mesfushori i Chelsea ka treguar problemet me vetëbesim gjatë pjesës së parë të këtij edicioni në Premierligë.

Cesc Fabregas ka thënë se për një kohë “harroi si të luaj futboll”.
Skuadra kampione e Anglisë pati probleme të mëdha në pjesën e parë të këtij edicioni, duke iu afruar shumë fundit të tabelës.
Skuadra nga Stamford Brige u mposht edhe nga Bournemouth, dy javë para se Jose Mourinho të shkarkohej dhe Fabregas ka thënë se ato ishin ditë shumë të vështira.
“Një ditë pas humbjes ndaj Bournemouth po flisja me gruan time, i tregoja për atë që ndodhte.
“Kam harruar të luaj futboll, e kam topin në këmbë dhe s’di ç’të bëj me të, i thashë asaj”.
“Ishin muaj të vështirë ata pa vetëbesim, shumë të vështirë”.