Lajmet e fundit

Cech Fabregas ka thënë se beson që vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga Bashkimi Evropian, do t’i sjell dëme të mëdha Premier League-s.
Spanjolli është transferuar në Arsenal si nj 16 vjeçar nga Barcelona, sipas një rregulli të përcaktuar nga FIFA që lejonte transferimet brenda vendeve të BE-së edhe në moshën 16-18 vjeçe.
Tash Fabregas që luan në Chelsea ka thënë se do të jetë e vështirë që të transferohen futbollistët nga jashtë.
“Mendoj se kjo shkon në dëm të Premier League.”
“Do të jetë e vështirë të arrihen marrëveshjet, rrogat do të ndryshojnë nëse funta afrohet në vlerë me euron”, ka thënë Fabregas, transmeton Klan Kosova.