Skuadra italiane, AC Milan, është në kërkim të një qendër sulmuesi me eksperiencë dhe duket se futbollisti italian, Fabio Quagliarella, është në shënjestrën e saj.
Ish sulmuesi i Juventusit aktualisht është pjesë e skuadrës Sampdoria, ku kontrata e tij pritet të skadojë në fund të këtij sezoni, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Quagliarella është në formë të mirë tani dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave pasi që ka arrit të shënoi tetë gola gjatë 14 ndeshjeve të zhvilluara deri tani.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.