Skuadrat elitare angleze, këtë vikend nuk e luajnë xhiron e radhës në Premier League.
FA Cup është kryefjala e futbollit ishullor, duke nisur nga e premtja, njofton Klankosova.tv.
Aston Villa luan nesër kundër uellsianëve të Cardiff, ndeshje kjo e cila nis nga ora 13:00.
Bournemouth - Wolves dhe Manchester City - Playmouth, janë ballafaqimet e së shtunës.
Dueli i parë nis në 13:15, kurse i dyti në 18:45.
Të dielen zhvillohen dy përballjet më të balancuara, të paktën në letër.
Në ora 13:00, Newcastle është nikoqire e Brightonit, kurse në ora 16:00, Manchester United luan në "Old Trafford", kundër Fulhamit, raporton Klankosova.tv.
Të gjitha këto ndeshje mund t'i ndiqni në kanalet sportive, brenda platformës Art Motion!
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KR
SHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.