Piloti argjentinas Franco Colapinto ka triumfuar në garën dramatike sprint në Formula 3.
Ngasësi i ekipit MP Motorsport 8 xhiro para fundit arriti që ta marr pozitën e parë në garën për shpërblimin e madh të Italisë përcjell klankosova.tv.
Megjithatë ai u sfidua edhe një herë nga kundërshtari i tij Mari Boya.
Por Colapinto ishte i vendosur që ta arrinte fitoren duke e tejkaluar edhe një herë dhe duke udhëhequr deri në fund.
Ai kështu siguroi fitoren e 4-të sivjet në Formula 3 duke e barazuar rekordin e tij personal.
Lideri i kampionatit Gabriel Bortoleto në xhiron e fundit në Monza e zuri vendin e dytë.
Kurse spanjolli Boya u ngjit për herë të parë në podium duke e marr vendin e tretë në Monza.
Në këtë formë u kompletua një ditë perfekte për ekipin MP Motorsport pasi pilotët e tyre zunë vendin e parë dhe të tretë.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.