Komediani i njohur Fatmir Spahiu, i njohur si Oki nga roli i tij në serialin vendor ''Kafeneja Jonë'', ishte mysafir në emisionin e Klan Kosovës, Evropiani Special, edicion ky lidhur me ndeshjet të cilat zhvillohen në kuadër të këtij kampionati.
Derisa po zhvillonin analizë rreth ndeshjeve të zhvilluara sot, Spahiu provoi veten në futboll në një fushë të improvizuar me gola.
Ndërsa duke qenë se pesha e tij zë vend shpesh herë në humorin dhe komentet qesharake që ai iu jep fansave të tij, edhe kësaj radhe në Klan Kosova, nuk i shpëtoi një e tillë.
Ai provoi veten në shënimin e ndonjë goli, por që duket se nuk ia doli dot, përveç që ''detyrimisht'' në këtë aktivitet duket se humbi 30 kalori!
https://youtu.be/Qhm1mjf4UEY
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.