Lajmet e fundit

Aventurë apo investim i zgjuar?
Gjithnjë e më shumë njerëz nga Evropa po blejnë shtëpi verore dhe apartamente në bregdetin shqiptar - dhe jo vetëm për shkak të diellit, detit dhe klimës së mirë, por edhe për shkak çmimeve shumë të favorshme.
"Shqipëria ka kohë që është konsideruar si një "njollë e verbër" e Evropës. Të huajt që kanë kaluar pushimet atje janë konsideruar si tipa aventurist", thuhet mes tjerash në këtë shkrim që Deutche Welle ia ka dedikuar bregdetit shqiptar.
Në artikull potencohet se sot, shumë evropianë po vendosin dhe për një aventurë edhe më të madhe - po blejnë pasuri të patundshme në bregdetin shqiptar.
Svein Augland është një nga banorët e rinj të këtij vendi - pasiqë vitin e kaluar ai ka blerë një apartament në Sarandë, shkruan më tutje DW.
"E kam ditur vetëm se Shqipëria ishte një vend komunist dhe kam dëgjuar histori të frikshme në lidhje me mafian ".
"Gruaja ime ma tërhoqi vëmendjen për këtë vend , dhe kështu filloi udhëtimi, "kujton norvegjezi, transmeton Klan Kosova.
"Përshtypja ime e parë: një klimë e bukur, pak turistë, njerëz të mirë dhe ushqim shumë i shëndetshëm. Gjëja më e rëndësishme është se është e lehtë për të ardhur nga Norvegjia në Shqipëri pasi në të kaluarën ne kishim një shtëpi në Brazil ".
Më shumë blerës britanikë pas referendumit
Përveç norvegjezëve si Svein Augland, shtëpi verore në Shqipëri po blejnë edhe suedezët, danezët, francezët dhe polakët,
Në artikullin e Deutche Welle poashtu bëhet e ditur se vitin e kaluar, edhe ukrainasit e zbuluan këtë vend të Ballkanit.
Nuk ka shifra të sakta, por besohet se deri tani prona këtu kanë blerë rreth 400 të huaj, thotë Ilir Konomi, kreu i agjencisë së pasurive të patundshme "Albania Property Group":
"Evropianët perëndimore ndryshojnë nga klientët lindore. Ndërsa norvegjezët blejnë apartamente më të mëdha, ukrainasit i shikojnë mundësitë më pak të kushtueshme".
"Tash ka interesim më të madh të blerësve britanikë. Unë mund të konfirmoj se pas referendumit, kërkesa e tyre është rritur me 15 për qind" shtoi ai.
Edhe gjermani Hans-Dieter Blaser ka blerë një banesë në Sarandë.
“Çmimi ishte shumë i mirë për rrezikun e investimit. Vendi është fantastik. Jam shumë i kënaqur”.
Ndërkaq, norvegjezi Christen Dale thotë: “Kemi dëgjuar shpesh për kriminalitetin, por nuk ka ndodhur asgjë. Saranda është më e paqtë se çdo qytet i vogël në Norvegji. I vetmi problem është gjuha, por takojmë shumë njerëz që flasin anglisht”, shkruan Deutche Welle, transmeton Klan Kosova.