Paralajmërime për shëndetin dhe zjarret janë lëshuar në vendet e Evropës Jugore, me temperatura që pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në disa vende gjatë fundjavës.
Italia, Greqia, Franca, Spanja dhe Portugalia janë ndër vendet e prekura - me qytetin spanjoll të Seviljes që parashikohet të arrijë 42 gradë Celsius sot, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ajri i nxehtë nga Afrika e Veriut, i cili po përhapet në të gjithë Ballkanin në destinacione pushimesh si Kroacia, po kontribuon në temperaturat në rritje.
BBC Weather thotë se vala e të nxehtit është "shumë intensive" për këtë kohë të vitit - me kontinentin që normalisht përjeton temperatura kaq të larta në korrik dhe në fillim të gushtit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.