Lajmet e fundit

Pavarësisht përpjekjeve të BE-së për të ndalur financimin e luftës së Putinit përmes karburanteve fosile, Evropa ka blerë një sasi rekord të gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Rusia vitin e kaluar.
Sipas të dhënave të Rystad Energy, anije që transportonin 17.8 milionë tonë gaz rus të ultra-ftohtë mbërritën në portet evropiane në vitin 2024, një rritje prej më shumë se 2 milionë tonësh krahasuar me vitin e kaluar, transmeton klankosova.tv.
Analisti i gazit në Rystad Energy, Jan-Eric Fähnrich, siç shkruan the guardian, tha se flukset e LNG-së jo vetëm që janë rritur, por janë arritur nivele rekord.
Përkundër uljes drastike të importeve të gazit të tubuar nga Rusia që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Evropa ka rritur blerjet e dërgesave të LNG-së nga disa shtete, përfshirë Rusinë.
Viti i kaluar e ka çuar Rusinë në pozitat e furnizuesit të dytë më të madh të LNG-së në Evropë, pas Shteteve të Bashkuara.