Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Juventusit, Patrice Evra ka thënë se nuk ka arsyetime për startin e dobët të ekipit të tij këtë stinor në Serie A pas humbjes së radhës të shtunën.
Skuadra e Max Allegrit u riorganizua në verë pas largimeve të Andrea Pirlos, Arturo Vidal dhe Carlos Tevez, përderisa lëndimet gjithashtu patën ndikim në këtë fillim stinori, me Claudi Marchision dhe transferin e ri Sami Khedira që janë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Mbrojtësit e titullit kampion u mposhtën 2-1 në Napoli për të mbetur me vetëm njo fitore në gjashtë ndeshjet hapëse dhe me 10 pikë largë liderit Inter.
Dhe Evra nuk ishte në disponim për arsyetime kur ai foli për gazetarët në San Paolo: “Ne jem të gjithë përgjegjës.”
“Lojtarët e rinj nuk mund të përdoren si arsyetim dhe është në dorën e drejtuesve të vjetër t’i ndihmojë ata.”
“Është një moment i vështirë për ne, dhe dhemb, por ne nuk jemi duke bërë panik dhe unë mbetem shumë optimist. Tani kemi Ligën e Kampionëve dhe Bolonjën dhe në duam të fitojmë në shtëpi.”