Mbrojtësi i Juventus, Patrice Evra, thotë se do t’a përshëndes sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez, në finalen e së shtunës.
Dy lojtarët ishin të përfshirë në një incident të mosdurimit racor, në të cilin Suarez u gjet fajtor pasi refuzoi ta përshëndes francezin para ndeshjes Liverpool – Manchester United.
Ai u dënua me disa ndeshje moslojë, por kthimi i tij shkaktoi prapë kundërthënie, pasi ai i shmangej francezit gjatë përshëndetjeve.
“Unë do ta përshëndes sepse jam profesionist”.
“Siç e kam thënë edhe herë të tjera, unë e pëlqej veten kështu si jam. Unë do të luaj kundër Barcelonës, jo kundër Luis Suarez”.
“Të gjithë do ta ndjejnë prezencën time”.
Mbrojtësi komentoi edhe transferimin e tij tek kampionët e Italisë, limën e përgjithshme futbollistike në Gadishullin Apenin dhe ndikimin e viteve tek ai.
“Në fillim gjithçka ishte e vështirë, për shkak të mënyrës se si këtu funksionojnë gjërat”.
“Mendoj se këtu stërvitjet janë më të vështira se ndeshjet. Më kujtohet që gjatë parasezonit trajneri më thoshte: ‘Pat, a je mirë’, ndërsa unë i përgjigjesha: ‘Jam ende gjallë’. Kaq të vështira ishin stërvitjet”.
“Nuk mendoj se po më ikën koha. Unë e shoh veten si verë. Sa më shumë vite mbushë, aq më i mirë bëhem”.
Barcelona dhe Juventus takohen të shtunën në finalen e Champions League, në Berlin.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.