Lajmet e fundit
Përballja e Champions League që do të zhvillohet mes Barcelonës dhe Juventusit, do të vë përball edhe Patrice Evra-n dhe Luis Suarez.

Suarez sa ishte te Liverpool ishte ndëshkuar me 8 ndeshje mos lojë për racizëm ndaj Evra-s, duke mos ia zgjatur dorën francezit.
“Gjëja më me rëndësi është se unë luaj në finale. Jam krenar për atë çfarë jam, jam krenar me ngjyrën që kam, dhe nuk ka asnjë problem, unë do ia zgjas dorën Suarez-it. Por një e di se ai do të ndiej prezencën time në fushë” ka thënë, Evra.
Në finale Suarez do të përballet edhe me lojtarin tjetër të Juventusit, Giorgio Chiellini të cilin e kafshoi gjatë botërorit të fundit.