Lajmet e fundit

Pavarësisht nëse sutjenat janë menduar të mbajnë gjokset tuaja lart ose për të fshehur ato, sutjenat e para datojnë prapa në kohët e lashta, dhe si e gjithë moda, ato reflektojnë ndryshimet sociale dhe ekonomike të asaj kohe.
Sot gratë kanë mundësi të blejnë shumë lloje të sutjenave ndërsa revista Glamour ka sjellë një video ku shihet evolucioni i sutjenave gjatë 500 viteve të fundit.
Duke filluar nga Perandoria Romake dhe duke përfunduar me një dizajn hipotetik për robotë në vitin 2100, klipi thekson stilet e shquara dhe historinë e sutjenave që debutuan në periudha të ndryshme.
Në fillim të videos, shihet një leckë e mbështjellë fort për qëllim të shktypin gjinjtë e një gruaje. Romakët e lashtë i shihnin gjokset e mëdha si jo atraktive kështu që sutjenat e kohës kishin për qëllim për të fshehur ato, transmeton Klan Kosova.
Qindra vjet më vonë, nga 1500 deri në 1800, gratë u mbështet në korsetë për të ngritur gjokset e tyre lart dhe për të krijuar figurë më të mirë trupore.
Interesantja është që korsetët kanë bërë një rikthim në sajë të të famshmëve të tilla si Kim Kardashian dhe Amber Rose.